– “… A nuk e di ai se kur të nxirret jashtë ajo që fshihet në varre, dhe kur të dalin në shesh ato që fshihen në kraharorë …” – Le të kujtojnë këta të mashtruar se do të vijë dita kur të gjithë të vdekurit do të dalin nga varret e tyre, do të ringjallen dhe do të tubohen para Zotit, për t’u llogaritur me drejtësi. Atë ditë do të shfaqet sheshazi çdo gjë që fshihet brenda gjokseve të tyre, e mirë apo e keqe qoftë, dhe të gjithë do të shijojnë frytet e veprave të tyre.