Select Page

– “Dhe a nuk ia treguam atij të dyja rrugët?” – Zoti ia ka sqaruar njeriut rrugën e drejtë nga e gabuara, nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Për këto mirësi, robi duhet të jetë mirënjohës ndaj Dhuruesit dhe të angazhohet maksimalisht për të plotësuar detyrimet ndaj Tij. Ai duhet që t’i shfrytëzojë këto mirësi për të kënaqur Zotin dhe jo për të plotësuar dëshirat e veta në harame. Por këta lloj njerëzish nuk veprojnë në këtë mënyrë, siç thuhet më pas: