Select Page

– “Ata kundërshtuan të Dërguarin e Zotit të tyre, prandaj Ai i ndëshkoi me një dënim edhe më të ashpër.” – Të gjithë ata që u përmendën më lart e refuzuan profetin që Allahu i Lartësuar u dërgoi dhe nuk besuan e ndoqën mësimet e tij. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i goditi me një ndëshkim shumë të rëndë, të papërfytyrueshëm nga njerëzit. I tillë ishte, për shembull, populli i Nuhut (a.s.), që Allahu i Lartësuar e ndëshkoi duke e mbytur në ujë, i cili mbuloi gjithçka, edhe vendet më të larta. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata që i besuan Profetit, nga të cilët rodhi njerëzimi sërish. Ai i shpëtoi ata duke i ruajtur në anijen që Nuhu (a.s.), me urdhrin e Allahut, ndërtoi.