Select Page

Apo mos e kanë ata vallë pushtetin e qiejve e të tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre?Mos, vallë, kanë ndonjë pushtet në qiej dhe në tokë, dhe kjo u mundëson që të arrijnë gjithçka që dëshirojnë?!

Le të përpiqen atëherë  me çdo rrugë e mjet (e të sundojnë)!Le të ngrihen në qiej dhe le ta presin e shkëpusin mëshirën që Allahu i dhuroi Profetit të Tij. Atëherë, si është e mundur që të flasin e të trillojnë fjalë të tilla, kur ata janë krijesat më të dobëta?

E vërteta është se ata thonë të tilla fjalë që të grumbullojnë pas vetes sa më shumë pasues, që të mbështesin kotësinë e tyre dhe të luftojnë të vërtetën. Ky është realiteti. Por edhe ky qëllim nuk ka për t’u përmbushur dhe përpjekjet e tyre do të dështojnë. Ushtria e tyre do të poshtërohet dhe mposhtet, siç thuhet më pas: