– “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup xhindësh mbajtën vesh …” – Allahu i Lartësuar e porosit Profetin e Tij që t’u rrëfejë njerëzve për ngjarjen që kishte ndodhur. Kështu, Allahu i Lartësuar u mundësoi disa xhindëve që të dëgjonin ajetet e Kur’anit, me qëllim që edhe ata të ballafaqoheshin me argumentet e tij dhe t’u jepej mundësia për të pranuar mirësinë dhe udhëzimin e tij.
Allahu i Lartësuar lejoi që ata të shkonin dhe të dëgjonin Profetin (a.s.) duke lexuar Kur’an, që ata të dëgjonin udhëzimin hyjnor dhe të ktheheshin te populli i tyre si paralajmërues të ndëshkimit dhe përgëzues të shpërblimit. Allahu i Lartësuar urdhëroi Profetin e Tij që t’ua tregonte njerëzve këtë histori. Xhindët heshtën dhe dëgjuan me kujdes Kur’anin. Ata arritën të kuptonin urtësitë dhe vërtetësitë e tij, të cilat depërtuan në zemrat e tyre.
– “… dhe thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an të çuditshëm.” – Ata dëgjuan çudira, që ishin shumë të shtrenjta dhe ambicioze.