Kjo sure na udhëzon që të kërkojmë ndihmë, mbështetje, mbrojtje dhe strehim te Zoti i njerëzve, Sunduesi dhe Pronari i tyre, i Adhuruari i tyre, që të na ruajë nga Shejtani i mallkuar, i cili është shkaku i të gjitha të këqijave dhe lënda bazë e tyre.
– “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve …” – Kështu, i Lartësuari na udhëzon që vazhdimisht të kërkojmë mbrojtje, strehim dhe mbështetje tek Ai si Zoti i njerëzve, sepse Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe i Plotpushtetshmi mbi ta. Të gjitha krijesat janë të nënshtruarara nën zotërimin dhe pushtetin e Allahut.