Select Page

– ”Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” – Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij.

Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri.