Select Page

Allahu i Madhëruar flet për robërit e Tij besimtarë e na tregon për lumturinë e tyre, pasi kanë arritur çdo të mirë dhe kanë shpëtuar nga çdo e keqe. Gjithashtu, Ai na tregon se si e arritën këtë mirësi.

Ky ajet është nxitje për t’u pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Secili le të krahasojë veten e vet me këta të zgjedhur e veprat e tyre dhe të shohë deri ku është në lidhje me cilësitë e përmendura. Kështu do të vlerësosh si duhet veten dhe të tjerët, në lidhje me plotësimin ose jo të gradave të imanit. I Madhëruari thotë:

– “Është e sigurt se kanë fituar besimtarët …” – Domethënë, kanë fituar, sepse gjetën lumturinë dhe shpëtimin. Ata arritën qëllimin që kanë patur të gjithë besimtarët që kanë pranuar profetët e Allahut. Cilësia e parë e tyre është besimi i vërtetë, i sinqertë dhe korrekt në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet. Cilësia e tyre e dytë është: