Select Page

Duke treguar madhështinë e Librit të Tij, Allahu i Madhëruar thotë:

– ”Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit – këtij Kur’ani që qartëson gjithçka.” – Ajetet e këtij libri janë shprehëset e kuptimeve më të bukura dhe qëllimeve më të larta, që duhet të synojnë krijesat. Kur’ani është i qartë dhe sqarues i çështjeve të rëndësishme, me fjalët e shprehjet më të bukura dhe argumentet më të kthjellëta për çdo çështje. Kaq duhet të mjaftojë që krijesat të nënshtrohen e të jetojnë sipas Kur’anit, të dorëzohen e të gjykojnë me ligjin e Tij.

Ata duhet ta pranojnë këtë libër madhështor me kënaqësi dhe me zemër të gatshme për t’iu bindur gjithçkaje që thotë ai. Ndërsa ata që e refuzojnë këtë mirësi të pashembullt të Zotit, duke u treguar mosmirënjohës, ata janë të humbur dhe shpërfillin të vërtetën. Do të vijë dita që këta do të donin të ishin muslimanë, të dorëzuar e të nënshtruar ndaj një Zoti të vetëm dhe pasues të shpalljeve të Tij, por do të jetë vonë.