Select Page

Betohem në ata (melekët), që rreshtohen në rreshta.Ky është një betim në melekët, dhe pikërisht kur ata janë duke adhuruar Allahun dhe kur përmbushin detyrat që Ai u ka ngarkuar, duke treguar se i janë nënshtruar Atij në Rububijen dhe Uluhijen e Tij. Ai thotë: “Betohem në të ata (melekët), që në rreshta qëndrojnë!” Pra, betohem në ata që rrinë të rreshtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer Zotit të tyre! Këta janë melekët e Zotit.